Në një nga zonat e prekura në Itali, Fombio vjen një apel për ndihmë nga një 32-vjeçcare e cila qëndron në karantinë.
Laura tregon për TGcom shqetësimin e saj dhe frikën e madhe që kanë nga përhapja e koronavirusit dhe faktin që nuk dinë se ku dhe kujt ti drejtohen për ndihmë, përcjell abcnews.al.
“Sot burri im dhe unë shkuam në supermarket dhe stafi nuk na la tw hynim sepse nuk kishim maska, për fat të keq maskat përfunduan të premten sepse farmacitë nuk kishin më.
Unë kam nevojë të mar gjërat jetësore, Si t’ia bëj? Askush nuk na jep udhëzime.
Qytetarët janë në panik, nuk janë krijuar madje as zyra informacioni ku mund të drejtohemi.
Unë jam përpjekur të telefonoj në numra të ndryshëm të urgjencës me orë të tëra dhe askush nuk është përgjigjur”, tregon e shqetësuar Luara.
Nga frika e madhe e përhapjes së koronavirusit të gjitha farmacitë janë boshatisur në Itali, qytetarët kanë nxituar të marrin masat mbrojtese dhe mesa duket vendi nuk ka qënë i përgatitur për këtë emergjencë të papritur.
Laura bën apel që nëse është e nevojshmë të ndërhyjë ushtria që të bëjë të mundur që të gjithë të pajisen me maskat mbrojtese dhe ushqime.
Laura dhe bashkëshorti i saj kanë pasur probleme të mëparshme shëndetsore dhe për këtë kanë nevojë për një diete specifike.
Ajo tregon se nuk ishte e përgatitur që do të qendronte 14 ditë në karantinë dhe sidoqoftë 2 javë janë shumë dhe ushqimet nuk rezistojnë aq gjatë, flet e shqetësuar ajo.
“Nuk kam frikë – përfundon Laura duke folur për koronavirusin.
Frika ndihet më shumë se gjithçka tjetër në rradhët e supermarketit apo kur shohim njerëz me maska ose dëgjojmë lajmet për të moshuarit që janë mbyllur në shtëpi vetëm dhe janë ata të cilët kanë më shumë nevojë për ndihmë. Duhet të ketë garnizone të mbrojtjes civile”, përfundon Laura.