“Keq menaxhimi i një spitali është dhe arsyeja e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në Itali”.
Është kjo akuza e kryeministrit italian Giuzzepe Conte, i cili theksoi se është bërë një gabim i cili po paguhet shtrenjtë.
Kryeministri i Italisë Giuzzepe Conte u shpreh se keq menaxhimi i një spitali në veri të vendit mund të ketë qenë një nga arsyet e përhapjes së virusit.
“Nuk marrim asgjë lehtë, në të kundërt nuk do të merrnim masa ekstreme. Nuk mund të parashikojmë se si do të vijojë përhapja e virusit: kishte një epiqendër e më pas u përjap dhe për shkak të menaxhimit të një spitali jo sipas protokollit për këto raste.”
Conte, duke folur në selinë e mbrojtjes civile u shpreh se disa ditë më parë është bërë një gabim i cili u pagua shtrenjtë nga vendi. Por kreu i ekzekutivit foli dhe për impaktin e koronavirusit në ekonominë italiane
“Mund të jetë shumë i fortë, në këtë moment mund të parashikojmë pasoja negativa në ekonominë e vendit”.
Por gjithësesi Konte përsëriti se janë marër të gjitha masat e duhura në shërbim të popullsisë duke konfirmuar se janë pezulluar pagesat për banorët dhe sipërmarrjet që ndodhen në zonën e kuqe.
Ai premtoi se do të bëhet çdo gjë për të zvoglëuar pasojat ekonomike./abcnews.al