Vendimi më i fundit i qeverisë së Malit të Zi për ngritjen e një karantinë në fshatin Zogaj të Ulqinit ka ngritur më këmbë zyrtarët vendor. Kanantina pritet të ndërtohet në ish – kazermën ushtarake të fshatit. Kryetar i Fshatit Zogaj, Dano Petroviç thotë se do përdorin çdo mjet që ajo mos ndërtohet.
“Më mirë është të vendoset në Tivar. Kanë kazermen që është fare pranë spitalit, aty e kanë pozicionin më të favorshëm. Të gjithë fshatin do e ngrejmë në këmbë dhe nuk do lejojmë karantin këtu”, tha kryetari i fshatit Zogaj Dano Peroviq.
Në një qytet turistik si Ulqini të ndërtohet një karantinë për strehimin e të dyshuarve apo të prekurve nga koronavirusi nuk është normale. Këtë thekson dhe nënkryetarja e Bashkisë së Ulqinit, Hatixhe Gjoni.
“Të gjithë e dimë se është herët të flitet, dhe se të gjithë e dimë se Ulqini është Bashki turistike dhe se sektori kryesor ekonomik dhe social është turizmi, por i rëndësisë së veçantë është edhe bujqësia. Ajo zonë është zonë bujqësore dhe blektorale. Kështu që të dy këto sektor, si ai turistik ashtu edhe ai bujqësor do dëmtoheshin. Dhe përzgjedhja e kësaj zonë për një gjë të tillë nuk është e studiuar. Por deri tani nuk kemi asgjë zyrtare në lidhje me këtë çështje”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë së Ulqinit, Hatixhe Gjoni.
Ulqini është një rajon që ndodhet në kufi me Shqipërinë dhe ngritja e një karantine mund të zemërojë edhe shqiptarët që banojnë në anën tjetër të kufirit./abcnews.al