Lumi Shkumbin po kthehet në një rrezik të madh për banorët e fshatit Çerm Proshk në Divjakë. Përveç përmbytjeve të tokave bujqësore, tani u rrezikohen edhe shtëpitë. Një ndër shkaktarët janë edhe vetë banorët, të cilët prej vitesh kalojnë mbi argjinaturën e lumit duke e dëmtuar atë.
Në fshatin Çerm Proshk të njësisë administrative Divjakë, Shkumbini ka dalë nga shtrati tri herë brenda këtij viti.
Dora e njeriut ka prishur ekosistemin, duke ndërhyrë jo vetëm në shtratin e lumit, por ka dëmtuar edhe argjinaturën.
Ky i moshuar thotë se dikur ka qenë e ndaluar të kaloje mbi argjinaturë. Sot banorët e kanë kthyer në rrugë makinash e karrocash.
Gjurmët janë të dukshme edhe sot.
Përmbytja e fundit u shkaktoi miliona lekë dëme, pasi të mbjellat i humbën. Dëmshpërblimet as nuk i presin.
Prodhim marrin vetëm në verë.
70 ha tokë pranë Shkumbinit rrezikon të kthehet në moçal. Një tjeteër rrezik më i madh po u troket në derë, përmbytja e banesave. Shtëpia më e afërt me argjinaturën është 5 metër. Të ndërgjegjshëm se kanë ndërtuar aty ku nuk duhej, frika rritet kur lumi arrin në pikën kritike.
Gazetare e ABC News: Anila Sefa