Policia ruse urdhër të prerë personelit për të ruajtur 24 orë në 24 posterat elektoralë të Vladimir Putin deri në 18 mars, kur do mbahen zgjedhjet presidenciale në vend.
Në disa rajone ruse të Siberisë agjentët e policisë janë urdhëruar që të ruajnë 24 orë në 24 posterat elektoralë të fushatës presidenciale të Vladimir Putin. Fakti është zbuluar nga bloger rusë në këto zona. Ata kanë filmuar automjete që disa herë ishin pa sinjalistikën e policisë, me agjentë porn ë disa raste dhe automjete të policisë rrugore. Herë pas herë agjentët ndërrohen, por automjetet poshtë posterave gjigandë elektoralë të parkuara dhe persnat që i ruajnë nuk mungojnë në asnjë moment. Një burim anonym nga policia konfirmoi për blogerat se dejtuesit e policisë kanë dhënë një urdhër të qartë për të ruajtur 24 orë në 24 posterat elektoralë të Putin deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale në18 mars. Ndërkohë që posterat e kanidatëve të tjerë për president nuk ruhen nga askush./abcnews.al