“Kemi urdhër nga lart”, Fanatics zbulojnë si po ndalen e dënohen nga policia

schedule14:38 - 24 Shkurt, 2020

schedule 14:38 - 24 Shkurt, 2020

Tirona Fanatics, të indinjuar kanë reaguar për atë që po ndodh me anëtarët e tyre, të cilët po gjobiten me pretekstin se kanë thyer stolat në “Air Albania Stadium” në takimin Kukësi-Tirana. Sipas ultrasve bardheblu, e gjitha po ndodh pa fakte dhe me urdhra nga lart.

POSTIMI I FANATICS – Prej ditës së shtunë e deri sot, në mënyrë totalisht të turpshme, Policia e Shtetit po shoqëron anëtare të Fanatics individualisht në ambientet e komisiariatit nr 1, me pretekstin e thyerjes së stolave gjatë ndeshjes me Kukësin dhe prishjen e rendit publik.

3 anëtare janë dënuar me gjobë sot dhe 1 tjetër vazhdon të jetë në ambientet e paraburgimit, PA ASNJË PROVË FILMIKE, PA ASNJË Fakt! Asnjë ballafaqim me video-provat e me televizora të fikur, Policia e Shtetit deklaron se keto janë “urdhra nga lart”…

KJO ËSHTË QESHARAKE! Pseudopolicia edhe Pseudourdhëruesit e saj duhet të ndalojnë sa më shpejt këtë represion idiotesk ndaj anëtarëve të TF dhe tifozëve bardheblu, të nisur nga kriminelët e vërtetë të këtij vendi… Ne jemi Ultras, jo Kriminel! Liri për çunat tonë, Liri Për Ultras!

https://www.facebook.com/50669453649/posts/10157330552458650/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!