“Karantinë në Spitalin e Kavajës?” Qytetarët kundër: Qyteti ynë nuk i ka kushtet për diçka të tillë

schedule12:35 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:35 - 24 Shkurt, 2020

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Ministisë së Spitali i Kavajës do të përdoret si karantinë. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se situata në spital paraqitet normale, por lajmi ka bërë që personat me probleme shëndetësore, ti shmangen spitalit për të mos shkuar për vizitë. Një lajm të tillë, për përdorin të spitalit si karantinë, qytetarët nuk e pranojnë. Ata shprehen kundër duke e konsideruar një vatër infeksioni.

Flitet që do të ndërtohet karantina në Spitalin e Kavajës?

“Në lagjen time ne do të veprojmë kundër kësaj karantine, një virus të jetë këtu, Kavaja merr fund. I lutemi qeverisë të mos  marrë iniciativa të tilla sepse qyteti ynë nuk i ka kushtet për diçka të tillë. Është një qytet i vogël, nëse qeveria kërkon ta fundosë Kavajën le ta sjellë në qytetin tonë”, shprehet një nga banorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!