Një objekt pesë katësh në Fier u hodh në erë me tritol nga IKMT. Ndërsa pritet teë shembet edhe një ndërtesë tjetër mbi lumin Gjanica për të nisur më pas projektin për qendrën e Fierit.
Kjo është shembja e parafundit që i hap rrugë projektit për qendrën e Fierit.
IKMT kreu shpërthimin e komanduar në mesditë ashtu siç e kishte paralajmëruar.
Për prishjen e objektit 5 pesëkatësh mbi Gjanicë u hapën 400 vrima dhe u përdorën 6 kg tritol. Zona përreth qendrës ku ndodhej godina u izolua me perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Objekti u ndërtua menjëherë pas viteve ‘90 e pas saj mbi shtratin e lumit Gjanica u ngritën një nga një ndërtimet.
Javës tjetër me shembjen e ndërtesës së fundit përfundon faza e parë për rimodelimin e qendrës së Fierit dhe rehabilitimin e shtratit të Lumit Gjanica.
Numri i objekteve të planifikuara për prishje ishte 40.
Paralelisht ka nisur edhe puna për pastrimin e të gjithë territorit nga mbetjet inerte.
./abcnews.al