Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Stërvitesha vetëm me Icardin, Interi klub më i vogël se Sportingu”

schedule20:58 - 23 Shkurt, 2020

schedule 20:58 - 23 Shkurt, 2020

Interi pagoi 40 milion euro te Sportingu i Lisbonës verën e vitit 2016 dhe transferoi në Serie A Joao Marion, i cili sapo ishte shpallur kampion Europe me Portugalinë. Edhe pse zhvilloi 69 ndeshje me zikaltrit, mesfushori nuk ia doli të futej në zemrat e tifozëve të Interit.

Prej gushtit të kaluar është pjesë e Lokomotivës së Moskës dhe në një prononcim për A Bola nuk i kursen kritikat për klubin italian. 27-vjeçari tregon eksperiencën e keqe dhe nuk arrin ta kuptojë sjelljen e klubit italian kundrejt tij.

Tek Interi nuk mund të stërvitesha dhe të luaja në miqësore si gjithë lojtarët e tjerë. Stërvitesha vetëm me Icardin. Nuk e kuptoj se si Interi pagoi 40 milion euro për të trajtuar një futbollist sikur të ishte fëmijë. Ishte shumë përbuzëse për mua.

Zikaltrit ishin një klub më pak i qëndrueshëm se Sportingu i Lisbonës. Kishte shumë konfuzion, shumë trajnerë që ndërroheshin. Sezoni përgatitej shumë keq, më vjen keq për gjërat që ndodhën“, komenton mesfushori i Lokomotivës së Moskës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!