Gjykata e Tiranës këtë të dielë do të japë masën e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kryeqytet gjatë operacionit “Fati i Lojërave”.
Prokuroria e Tiranës ka nisur për 33 të arrestuarit nëpër rrethe ndërkohë që nesër pritet që masa e sigurisë të jepet për të arrestuarit në Tiranë. Të arrestuarit pritet të përballen sot me togat e zeza, hetim pasuror dhe ka ngrirë çdo llogari bankare, karta krediti e debiti të tyre. Kjo masë sekuestro preventive e prokurorisë do të zgjasë deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.
Gjatë operacionit “Fati i Lojërave” i zhvilluar në Tiranë është arrestuar edhe Gramoz Murtaj, njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “eço bet” në Shqipëri, i cili rezulton se është i dënuar në Itali për drogë dhe zotëron tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Burime nga ABC News mësojnë se masa e sigurisë do të jepet për: Amarildo Kallallari, Erjon Muja, Axhildo Kashari, Igli Oboni, Taulant Preçi, Isuf Tato, Denis Hysko, Krejstjano Jaiçari, Arjan Tasellari, Erjon Kreka, Drini Gora, Igli Spaholli, Redinel Hamolli, Ledion Aliçka, Klevis Dedja, Edrian Myftari , Sokol Myftari, Endrit Osmanaj, Dritan Dema, Gerald Frroku, Samuel Buziu, Mario Ylli, Ilirjan Mustafa, Ali Çaushi, Klajdi Kuqo, Kostandin Delilaj, Enes Saliaj, Julian Kasaj, Elvis Brahimi, Melazim Hykaj, Romir Hamitaj dhe Klajdi Toska.
Gazetarja Glidona Daci raporton për ABC News se pritet që këtë të dielë të merret masa e sigurisë për 33 të arrestuarit ndërsa për 84 të tjerët masa e sigursisë do të merret ditën e hënë. Gjithashtu gazetarja bën me dije se mes të arrestuarve është Elvis Mulaj vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Muçaj.
Gjatë operacioni anti-bixhoz, që u shtri në 8 qarqe të vendit u arrestuan 115 persona, u sekuestruan 172 milionë lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.
Ndër të tjera Gazetarja e ABC News Glidona Daci ka bëre me dije se opeeacioni “Fati i Lojërave” do të vijojë, pasi sipas prokurorisë pritet që të kapen dhe personat e shpallur në kërkim./abcnews.al