Me armë pa leje në lokal, kapet mat durrsaku

schedule09:18 - 23 Shkurt, 2020

schedule 09:18 - 23 Shkurt, 2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19 vjeçar i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

Ndalimi i tij është bërë nga uniformat blu të qytetit bregdetar në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur.

Sipas informacioneve gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë  i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Policisë  u bë kapja dhe arrestimi  në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë  i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!