Shqipëria në listën “gri”, Denaj: Forcim i ligjit kundër pastrimit të parave

schedule14:30 - 22 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 22 Shkurt, 2020

Shqipëria është rreshtuar në listën e vendeve gri që përbëjnë rrezik për pastrim parash.Task Forca Financiare e Moneyval një organizatë pranë Këshillit të Europës ka rikthyer në listë vendin tonë pas 5 vitesh.

Shqipëria kishte dalë nga monitorimi i këtij organizmi që prej vitit 2015.

Sipas Task Forcës Financiare theksohet se këto vende janë nën monitorim të shtuar. Ndërsa theksohet se po punohet intensivisht  për të adresuar mangësitë strategjike për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në se një vend vendoset nën juridiksionin e Task Forcës Financiare  kjo do të thotë se ai është nën një monitorim  të thelluar ndërsa vendi është  i angazhuar të zgjidhë me shpejtësi mangësitë e identifikuara.Në listën gri konstatohet se pas Shqipërisë renditen Bahamas,Barbados dhe Bostvana. Ndërkohë nga vendet e Ballkanit në listë rezultojnë të jenë edhe Serbia,  Bosnje Hercegovina si dhe Kroacia. Pas publikimt të këtij raporti ka reaguar edhe ministra e Financave, Anila Denaj e cila shprehu angazhim në luftën ndaj pastrimit të parave. Denaj paralajmëroi forcim të ligjit kundër pastrimit të parave.

 “Janë kryer 2063 kontrolle në kufi me 4.7 mln euro të sekuestruara. 60.5 mln euro asete të sekuestruara nga hetimet për pastrim të parave. 74 mln euro asete të sekuestruara nga hetimet e grupeve kriminale përmes ligjit antimafia. 327 letër porosi janë dërguar lidhur me pastrimin e parave gjatë vitit 2018-2019. Vëmendje e shtuar kërkohet në lidhje me domosdoshmërinë e rritjes së dënimeve për pastrim të parave në sistemin gjyqësor”, tha Denaj.

Një raport i Moneyval i publikuar në fund të vitit 2018, i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to.Në raportin që ishte shumë negativ për Shqipërinë vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohë që u tërhiqej vëmendja autoriteteve që  nuk po merrnin  masat e duhura për të luftuar këtë fenomen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!