“Është vaj motorri”, zbardhet dëshmia e të arrestuarve për lëndën kancerogjene që u kap në tragetin e Vlorës

schedule11:10 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:10 - 21 Shkurt, 2020

Zbardhen detaje nga hetimet për lëndën e rrezikshme që u kap në tragetin e linjes Bridizi-Vlorë mbrëmjen e djeshme. Dyshohet se lënda e dyshimtë merrej nga firma e grumbullimit të mbetjeve “Kormuzi”, pronari i të cilit eshte arrestuar nga policia. Burime nga prokuroria thanë se ato vinin si produkte për firmën e pastrimit “Delfini 1” administratorja e të cilës gjithashtu është arrestuar.

Burime nga policia e Vlorës thanë për Abc News se janë marrë mostra nga materiali i gjetur në fuçitë me mbishkrimin “ENI”. Personat e arrestuar në dëshminë e tyre para hetuesve kanë thënë se në brendesi të fuçive kishte vaj për motorrin e tragetit.  Nga mostrat e marra do të përcaktohet se çfarë përmbajnë fuçitë; vaj motorrit apo mbetje të tjera.

Po kështu të arrestuarit pretendojnë se në traget kishte një sasi lesh xhami që përmban amiant, por është perdorur per pastrimin dhe pak kohe me pare eshte kryer remonti i tragetit.

Gjatë kontrollit të hambarit të tragetit, policia e Vlorës ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë plot 40 metër kub, i cili është lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Veç këtij materiali policia e Vlorës ka sekuestruar dhe mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”.

Lidhur me këtë ngjarje dhe pas dyshimeve të lindura për trafikim të pesticideve të rrezikshme për shëndetin dhe kontrabandimit të mallrava, prokuroria e Vlorës, ka kryer arrestimin e shtetasve: Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç.Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Cuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!