Presidenca publikon fakte të reja kundër Dvoranit, Dervishi: Vendimet e KED nuk janë ligje, botohen vetëm në internet

schedule17:40 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:40 - 20 Shkurt, 2020

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Konferencën për Shtyp, Këshilltari ligjor i Presidenti të Republikës Bledar Dervishaj tha se qendra e botimeve me urdhër të këshilltarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ka botuar në fletoren zyrtare, në ditë të shtunë, 9 shtator 2019, dekretin si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të gjyqtares, Arta Vorpsi.

Gjithashtu Dervishi tha se në fletoren zyrtare janë publikuar vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësti, gjë e cila sipas ligjit është e papranueshme. Sepse vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Më 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit, Këshilli ka vendosur që ligji hyjë në fuqi dhe publikohet në Faqen Zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Prova e dytë, më 22 shtator, faqja e Gjykata e Lartë publikohen të katër vendimet e KED, për të katër kandidatët dhe këshilli vendosi miratimin e anëtarëve për balancën e shpallur nga Presidenti, nga Kuvendi, Presidenti dhe katër nga Kuvendi.

Këshilli ka ndjekur radhën që dikton Kushtetuta dhe ligji. Ato që ligji parashikonte u zbatuan edhe me botimin e këtyre akteve në faqen e Gjykatës së lartë. Kalojmë te prova tjetër. Presidenti emëroi anëtarin e parë të Gjykatës dhe më pas Presidenti i kërkoi Kuvendit të vendoste për anëtarin e dytë.

Duke parë që Kuvendi kishte vendosur ta shtynte dha ta shfrytëzonte në maksimum 30 ditëshin e tij, Presidenti mori një akt dhe vendimin ja drejton Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit Gramoz Ruçi, Avokatit të Popullit dhe Dvoranit.

Ky komunikim iu përcoll të gjitha ambasadave prezentë në Shqipëri. Në shkresë presidenti synon respektimin e normës në zbatimin e radhës të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo letër u administrua në KED në datë 6 dhe në datë 7 u mblodh këshilli për ta diskutuar. Këshilli dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit të Republikës sepse do të kapërcenin kompetencat e tyre.

Në atë datë Këshilli nuk ka marrë asnjë vendim.

Një ditë më pas, Kryetari i Kuvendit i drejton një letër, ku i kërkon informacion kryetarit të KED mbi ecurinë e procesit të emërimit ët anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Kërkesë subjektive dhe e pavend.

Më datë 8, kreu i KED, nuk vendosi qëllimisht ta mblidhte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe i kthen një përgjigje, në cilësi personale, pa vendimmarrje të këshillit, nuk ka ardhur ndonjë letër nga Presidenti i Republikës për ushtrimin e së drejtës së Presidentit për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani në mënyrë të qëllimtë lidh nenin e Kushtetues me nenin e ligjit dhe bën një përshkrim jo fort ë mirë të paragrafit, ku thotë se kandidatja e renditur e para, zonja Arta Vorpsi konfirmohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për këtë arsye para dy ditësh depozituan kallëzimin shtesë”, tha Dervishi.