Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adama Traore: S’pendohem për historinë te Barça! Reali? Nuk ia mbyll derën

schedule15:21 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:21 - 20 Shkurt, 2020

Wolves po kalon një sezon të mrekullueshëm në Premier League këtë sezon. “Ujqërit” renditen në vendin e tetë në renditje, vetëm katër pikë larg zonës europiane. Një nga arsyet e suksesit është padyshim sulmuesi, Adama Traore.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “La Vanguardia”, ai flet për të ardhmen e tij dhe është i hapur për çdo ofertë. Traore do t’i pëlqente një rikthim tek Barcelona. “Për momentin jam shumë i lumtur këtu. Ekipi po ecën shumë mirë dhe më vjen mirë që puna jonë po vlerësohet. Unë nuk i mbyll derën askujt. Jam i hapur për çdo ofertë,” deklaron 24-vjeçari.

“Nuk jam penduar për historinë time tek katalanasit. Nëse do të largohem një ditë, do të jetë një vendim që do ta marr së bashku me familjen time. Nuk do t’i thoja jo Real Madridit, përpos të kaluarës që kam në Katalonjë”, mbyll sulmuesi nga Mali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!