Treni me 160 pasagjerë, i cili arrin shpejtësinë 160km/orë ka dalë nga shinat, 50 km në veri të Melburnit. Si pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa mësohet se qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia e Viktorias bën me dije se një nga personat që ka humbur jetën besohet të jetë shoferi.
Ndërkohë zëdhënësi i i Ambulancës Viktoria tha se katër persona janë dërguar në spital dhe se janë në gjendje të qëndrueshme.
Një pasagjer ka treaguar për “Daily Mail” tha se vagonat u shkëputën kur treni doli nga shinat.
”Për fat të mirë vetëm disa njerëz u plagosën në vagonin ku ishim ne. U duk sikur treni do fluturonte, vagonët thuajse u shtypën dhe ne shpejtuam të dilnim jashtë, tha një nga pasagjerët Dr Scott Rickard.