Zbulim rastësor në Zvicër, gjenden 20.000 franga brenda jastëkëve

schedule13:50 - 20 Shkurt, 2020

schedule 13:50 - 20 Shkurt, 2020

Dy gra të cilat blenë jastekë për karriget e kopshtit në një dyqan bamirësie në Zyrih, morën shumë më tepër se aq.

Në vend që të blinin thjesht diçka të rehatshme mbi të cilën të uleshin, brenda jastekëve gjetën një zarf me 20.000 franga (20.330 dollarë), shkruam MBS NEWS.

Gratë raportuan gjetjen e parave në polici, që përcaktoi se zarfi dhe jastekët i përkisnin një zonje e cila kishte humbur jetën së fundmi.

Policia tregoi se familja e saj i kishte dhënë shumë pajisje shtëpiake organizatës së bamirësisë.

E bija e së ndjerës i dha dy grave 3000 franga si shpërblim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!