Turqia sulmon ushtrinë e Asadit në Siri: Predha dhe raketa u lëshuan gjatë gjithë natës

schedule12:43 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:43 - 20 Shkurt, 2020

Veriu i Sirisë rrezikon të bëhet shkak për një përplasje të gjerë ushtarake mes Turqisë dhe Sirisë.

Forcat turke kanë sulmuar që prje mbrëmjes së djeshme ushtrinë e Presidentit Asad që i janë afruar Idlibit, qytetit të fundit të mbetur në duart e rrebelëve të mbështetur nga Turqia, shkruan abcnews.al.

Një numër i madh raketash dhe predhash të lëshuara nga ushtria turke kanë rënë mbi ushtrinë e Asadit me qëllim parandalimin e avancimit të tyre në afërsi të Idlibit.

Turqia ka ndërhyrë në këtë zonë duke dërguar mijëra ushtarë dhe dhjetra tanke për të penguar rëniën e qytetit në duart e ushtarëve të Asadit, gjë e cila sipas tyre do të shkaktojë masakër në qytet. /abcnews.al