Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Biletat për sfidën Partizani-Bylisi, klubi i kuq del me njoftim zyrtar

schedule12:13 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:13 - 20 Shkurt, 2020

Partizani dhe Bylisi do të përballen të shtunën në “Air Albania Stadium”. Klubi i kuq ndryshoi stadiumin se ku do të luhet kjo përballje, ndërkohë që ka dalë edhe me një njoftim në lidhje me biletat, pikat e shitjes dhe çmimet e tyre.

NJOFTIMI –  Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do të jenë: Biletat në sektorin e Tribunës Qendrore W104: do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja); Biletat në sektorin e Tribunave: W101, W102, W103, W105, W106, W107 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

Biletat në sektorët e Tribunave përballë: E1, E2, E3, do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja);  Biletat në sektorët e Tribunave mbrapa porte: N1, N2, N3, S1 S2, V1 do të kushtojnë 500 Lek (të reja);  Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: S1, S2, V1 të cilat kushtojnë 500 Lek (të reja).



Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikave të shitjes: Biletaria pranë stadiumit “Selman Stërmasi”; Dyqani zyrtar i FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikan; Dyqani “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit; Biletaria te 9-katëshet ngjitur me dyqanin “Neptun”; Dyqani te ish Fusha Aviacionit, Godina 14-15. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!