Larry Tesler ikona e “copy and paste” ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterët ishin të paarritshëm për shumicën më të madhe të njerëzve.
Ishte falë risive të tij – të cilat përfshinin “cut”, “copy” dhe “paste” – që kompjuteri personal u bë i thjeshtë për tu mësuar dhe përdorur shkruan BBC.
Tesler lindi në Bronx, Nju Jork, në 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.
Pas diplomimit, ai u specializua në programin e brendshëm të kompjuterave- domethënë, lehtësoi programet kompjuterike.
Ai ka punuar për një numër të firmave kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë. Ai filloi punë në Qendrën Kërkimore Xerox Palo Alto (Parc), përpara se Steve Jobs ta punësonte në Apple, aty ku punoi 17 vite dhe u bë shkencëtar kryesor, shkruan abcnews.al

Pasi la punën në Apple, ai punoi për periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo.
Ndoshta risia më e famshme e zotit Tesler, copy&paste, bazohej në metodën e vjetër të redaktimit, në të cilën njerëzit do të prenin fizikisht pjesë të tekstit të shtypur dhe do t’i ngjisnin diku tjetër, shkruan abcnews.al
Komanda u përfshi në programet e Apple në kompjuterin Lisa në 1983 dhe Macintosh origjinal që u publikua vitin e ardhshëm.
Muzeu i Historisë së Kompjuterave të Silicon Valley tha që Z. Tesler “kombinoi shkencat kompjuterike me një vizion antikulturor që kompjuterët duhet të jenë për të gjithë”./abcnews.al

