Fier/ Grabiti 4 pika të këmbimit valutor, arrestohet 25-vjeçari

schedule19:07 - 8 Shkurt, 2018

schedule 19:07 - 8 Shkurt, 2018

Një 25-vjeçar dyshohet se ka kryer të gjitha grabitjet e dy muajve të fundit në pikat e këmbimit valutor në Fier.

Policia lokale ka arrestuar Alket Velajn, i cili mendohet se është autor i katër vjedhjeve me dhunë në Fier dhe Levan.

Velaj rezulton i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”. Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këto grabitje./abcnews.al