Arsene Wenger ka gati një propozim revolucionar në lidhje me futbollin. Një ndër problemet e mëdha që po shkakton teknologjia VAR lidhet me pozicionet jashtë loje. Francezi, i cili ka marrë postin e shefit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, po tenton të ndryshojë rregullat e “offside”.
Sipas ish-trajnerit të Arsenalit, mjafton që sulmuesi të jetë në linjë me mbrojtësin e fundit për t’u quajtur në pozicion të rregullt. Hunda, duart, krahët dhe pjesë të trupit nuk do të jenë më të rëndësishme. Me pak fjalë prioriteti do i jepet sulmuesve dhe numri i pozicioneve të parregullta do të zvogëlohet.
Propozimi i Wenger do të diskutohet në 29 shkurt në Belfast dhe me datë 1 qershor do të hyjë në fuqi, gjithmonë nëse merr besimin e FIFA-s. Ndryshimi i rregullores do të aplikohej në Euro 2020, kompeticion që nis 12 ditë më pas në ndeshjen e parë midis Italisë dhe Turqisë. /abcnews.al

