Të pathënat e grabitjes në Elbasan, si i shpëtoi “Skifteri” hundës së policisë

schedule17:41 - 19 Shkurt, 2020

schedule 17:41 - 19 Shkurt, 2020

I ashtuquajturi , “Skifteri” që terrorizoi për një javë me radhë qytetarët e Durrësit, Tiranës  dhe Elbasanit do të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” për Astrit Thaçin, dyshuar për 8 grabitje, atë të argjendarisë në Elbasan, pikës së kreditimit në Durrës, si dhe plagosjen në shtëpinë e familjes Tereziu në qytetin bregdetar.  Gjatë zhvillimit të seancës i riu shfaqi pendesë.

“Jam shumë i penduar për veprimet e mija. Nëse do të riktheja kohën pas nuk do të merresha me këtë punë. Mbi të gjitha isha nën efektin e lëndëve narkotike. Kam bërë gabim shumë të madh dhe kam abuzuar shumë. Që në momentin kur ndodhi plagosja u pendova. Nga sikleti dhe nervat kreva dhe vjedhjen e argjendarisë”. Të gjithë veprat penale i kam kryer i vetëm. Në vitin 2007 u arrestova në Itali, në muajin Nëntor u lirova nga burgu.

Në seancën për caktim të masës së sigurisë ishte edhe mikja e tij Adela Berisha, e cila deklaroi para togave të zeza, se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të Thaçit.

Gjykata e Durrësit e la të lirë 20 vjeçaren dhe në masën e detyrim paraqitjes,  për përkrahje të autorit të krimit.  Prokuroria ka paraqitur në seancë të gjitha provat që ka në ngarkim të 27 vjeçarit.

Organi i akuzës i ka mëshuar faktit se janë të dokumentuara me prova shkencore të gjitha grabitjet.

Gjithashtu ka përgjime dhe pamje filmike, pasi 27 vjeçari që pas grabitjes së supermarketit në Durrës ka qenë nën vëzhgim nga policia .

Astrit Thaçi akuzohet për “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. /abcnews.al