Të gjithë po e presin me padurim duelin mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Përballja e zjarrtë e boksit do të zhvillohet me datë 22 shkurt në “Grand Garden Arena” të Las Vegasit.
Amerikani e ka nisur sfidën përpara kohe dhe nuk i ka kursyer thumbimet për Tyson Fury në një prononcim për Sky Sport. Të dy boksierët vijnë nga një moment i mirë dhe të shtunën në mbrëmje do të diskutojnë titullin kampion bote mes tyre.
“Do doja ta thoja këtë gjë, Fury i ka grushtet e buta si jastek. Kjo është arsyeja pse jam i aftë të aplikoj presion mbi të. Ai nuk di të godasë. Grushtet e mia kur isha 2 vjeç ishin më të forta se të atij tani“, deklaron Doentay Wilder. /abcnews.al