Kreu i shtetit Ilir Meta publikon mesditën e kësaj të mërkure të tjera prova për atë që ai e quan grusht shteti nga qeveria.
Presidenti në një tjetër konferencë për mediat, dy ditë pasi publikoi fakte për kreun e KED Ardian Dvorani, për të cilin depozitoi një shtesë në kallëzimin penal.
Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi lajmëron se konferenca do të mbahet në orën 12:30.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp. PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT”, shkruan Blushi.
“Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të shpallë prova të reja, pasi ai ka bërë thirrje se po bëhet një grushti shteti. Presidenti Meta ka dorëzuar në SPAK prova shtesë në adresë të Ardian Dvoranit, ai është fokusuar të formula e re e betimit që anashkalon presidentin”, tha për “Abc News” gazetarja Erneta Shevroja.
/abcnews.al