Chelsea siguroi shërbimet e Mario Pasalic nga Hajduku i Splitit në vitin 2014, por mesfushori ofensiv nuk ka arritur ende të debutojë me “Blutë e Londrës”. Huazime të shumta, teksa është pjesë e Atalantës prej verës së vitit 2018.
25-vjeçari ka shënuar 7 gola këtë sezon me ekipin bergamask, të fundit atë kundër Romës. Pasalic kishte pak minuta që ishte futur në fushë dhe realizoi një gol fantastik që i dhuroi tre pikët skuadra italiane.
E ardhmja e tij do të vazhdojë në Serie A. Atalanta është bindur për cilësitë e kroatit dhe do të paguajë 15 milion euro te Chelsea për të siguruar kartonin e lojtarit. Mediat italiane dhe The Sun konfirmojnë operacionin dhe diçka e tillë do i japë fund huazimeve të shumta të Mario Pasalic. /abcnews.al