Arrin në 23 numri i zonave të shpalluara nga qeveria si të përshtatshme për zhvillim për banorët të cilët u preken nga tërmeti.
Pas ngjarjes së tërmetit u miratuan hartat e 15 zonave për zhvillim në të gjithë vendin. Në Tiranë u publikuan të dhënat për 9 zona zhvillimi, ndërsa në Durrës u shpall Shkozeti.
Zonat e reja
Sot u publikuan në Fletoren zyrtare edhe 8 zonat e reja ku do të kryhet rizhvllimi. Hartat e zonave të reja bashkë me koordinatat janë për 2 zona të reja në Durrës, 1 në Golem, 1 në Krujë, 2 në Lezhë dhe 1 në Vorë.
Vendimi parashikon që në këto zona do të ndërtohen banesa të reja për strehimin e familjeve, si dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike të dëmtuar.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike.
Zonat e mëparshme
Më herët qeveria shpalli 15 zona si të përshtatshme për zhvillim.
Në Tiranë u shpallën 9 zona, konkretisht:
Njësia Administrative 6,
zona Kombinat,
Bashkia Tiranë;
Njësitë Administrative 4 dhe 8,
zona “5 Maji”,
Bashkia Tiranë;
Njësia Administrative 6,
zona Kombinat,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative 11,
Universiteti Bujqësor i Tiranës,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative Baldushk,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative Ndroq,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative Pezë,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative Vaqarr,
Bashkia Tiranë;
Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë
Në Durrës, zona ku do të ndërtohet ishin ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, e cila ndodhet në Shkozet (harta më poshtë).
Zonat e tjera të reja ku do të zhvillohen janë në Bubq,
Bashkia Krujë; të zonës 1, Njësia Administrative Fushë-Krujë,
Bashkia Krujë; Zona 1,
Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë; të zonës 1/2,
Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim; zona 1,
Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë.