Dëmtimi i Simon Kjaer i dha mundësinë Matteo Gabbias të debutonte në Serie A me Milanin. Mbrojtësi u fut në ndeshjen kundër Torinos një minutë përpara fundit të pjesës së parë. 20-vjeçari shtatlartë zhvilloi një ndeshje pozitive përkrah Romagnolit dhe ndihmoi kuqezinjtë të ruanin portën e paprekur dhe të merrnin tre pikët falë golit të Ante Rebic.
“Gjyshërit e mi, të cilët janë abonuar në Milanello për të më ndjekur në stërvitje, do të jenë gëzuar shumë. U përpoqa të jap maksimumin. Falënderoj shokët që më kanë ndihmuar të rritem shumë. Përpiqem të përmirësoj çdo ditë çfarë më kërkon trajneri. Stërvitjet më kanë ndihmuar.
Modelet e mi? Tentoj të rrëmbëj diçka nga Romagnoli dhe Kjaer. Më ka ndihmuar edhe fakti që jam rritur me Maldinin, Nestën dhe Thiagon Silvën. Isha i qetë kur Pioli më thirri për t’u futur në fushë. Ibrahimovic më bëri komplimenta. Nuk është se flet shumë, por komplimentet e tij janë të mjaftueshme për mua“, thekson Gabbia. /abcnews.al