Lideri demokrat, Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes me krerët e partive aleate ashpërsoi tonet me mazhorancën. Ai u shpreh se
“Presidenti më ka treguar me fakte, të cilat janë trondite për kapjen e Gjykatës Kushteuese. Kapja e Kushteueses është objekti i Edi Ramës për të liruar kriminlet me të cilët ka marrë pushtetin, është investuar në mënyrë të hapur për të kapur Gj.Kushteuese. Ky është një grup i pastër shteti, nuk bëhet me tanke por me shërbëtorë në organet e reja të drejtësisë. Ne kemi pajtueshmëri të plotë me këtë vendim të presidentit dhe do të ndërmarrim hapa të tillë, me bashkimin me të madh qytetar. Kur bie Kushtetuta çdokush është i rrezikuar”.
Pyetje: Meta paralajmëroi shperndarjen e parlamentit, ju po i ftoni qytetarët të dalin në protestë?
Basha: Për ne ky parlament nuk ekziston më. Çdo ligj i këtij parlamenti është nul i pavlefshëm. Ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Nuk është kalkulim partiak, sepse rotacioni është i pashmangshëm. Rama po tenton të bëjë të pamundurën për të kapur institucionet, por s’do ketë forcë mbi tokë që ta ndalë rotacionin, ardhjen në pushtet në PD. /abcnews.al