Kukësi dhe Tirana përballen mes tyre të premten në “Air Albani Stadium”. Dy skuadrat e kreut duan pikët e plota në këtë përballje, ndërkohë verilindorët kanë edhe një mesazh për tifozët. Ata u bëjnë me dije atyre se nga nesër nis shitja e biletave dhe presin që të ketë sa më shumë përkrahës të Kukësit në stadium.
POSTIMI I KUKËSIT – Njoftim i klubit! Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00. Biletat do të shiten edhe në Kukës te pika “Info Point” para Bashkisë!
Çmimet e biletave janë këto:
W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)
W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë
E1, E2, E3 – 1000 lekë
N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë – Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”) Biletat mund t’i blini në këto pika: – Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00. /abcnews.al