Mario Giuffredi rikthehet të flasë për Elseid Hysajn dhe në shënjestër ka përfunduar ish-trajneri Carlo Ancelotti. Menaxheri i mbrojtësit shkodran ngulmon se tekniku italian kishte ndikuar negativisht tek klienti tij dhe jo vetëm tek ai.
Në një lidhje telefonike në “Radio Punto Nuovo”, Giuffredi është shprehur se Hysajt i shkatërroi vetëvlerësimin. “Ancelotti shkatërroi vetëvlerësimin e tij. Ia kishte hequr gjithë sigurinë që kishte”, thotë fillimisht menaxheri i Hysajt.
Më tej ai shton: “Ai nuk bëri një punë të mirë te Napoli, përndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas shumë për raportet mes trajnerit dhe lojtarëve, por shumë prej tyre u ‘shuan’ me Ancelottin”. /abcnews.al