Vasil Shkurtaj është një nga lojtarët kryesorë të Kukësit. Sulmuesi vlonjat, sonte është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News. “Është e vërtetë që është e vështirë ta ruash kreun. Nuk ndiejmë presion, kemi qetësi në ekipi.
Jemi aty-aty më të tjerët. Duhet të kishim më shumë pikë. Të vjen keq që na barazuan në fund dhe lamë dy pikë në Ballsh. Nuk është ashtu, që sulmi është më mirë se mbrojtja. Kemi fituar ndeshje edhe pa pësuar. Duhet të ishim më të përqendruar në fund, nuk na falet”.
“Kam vrapuar shumë me Bylisin, duhej luftë. Kështu duhej. Jam i kënaqur për mbrojtjen që kam bërë unë. Patjetër që punojmë edhe në aspektin mbrojtës në stërvitje. Bylisi nuk është kot lart. Atje kanë humbur të gjithë. Për pesë sekonda mund të merrnim tre pikët. E thashë që nuk fiton gjithmonë më i miri. Mund të kishim ikur me tre pikët nga Ballshi” /abcnews.al