Starova: Kukësi s’ka mbrojtje brilante, javë e artë për Partizanin e Teutën

schedule22:37 - 17 Shkurt, 2020

schedule 22:37 - 17 Shkurt, 2020

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar si gjithmonë në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Starova u shpreh: “Kjo javë filloi me Tiranën që nuk arriti të fitojë, pritej vështirësia e ndeshjes për Kukësin në Ballsh. Para ndeshjes, barazimin do e konsideroja rezultat pozitiv për Kukësin.

Megjithatë, humbën një rast të artë, pasi u barazua vetëm në fund. Javë e artë për Partizanin dhe Teutën, që u afruan shumë. Për herë të parë, Laçi është larg 10 pikë vendit të parë. Deri tani, e kanë provuar tre skuadra vendin e parë, por asnjëra nuk është shkëputur. Flamurtari, gjë e bukur, fitoi. Kemi Vllazninë që shkon në Durrës dhe mposhtet.

Kukësi nuk ka mbrojtje brilante, është e dyta ndeshje që luan keq, edhe me Laçin. Ritmi i Ballshit është ndryshe nga të tjerët, sidomos në fushën e tyre, e favorizon fusha. Bylisi është skuadër që bën presion atje. Kukësi vuajti edhe kundër Laçit në 25 minutat e para, mund të pësonte dhe të dytin po të mos ishte për Xhikën. Edhe kundër Ballshit, mund të pësonin më shumë, 2-3 herë vendosje gabim në mbrojtje”, tha Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!