Tahiri: Asnjë skuadër nuk bën diferencën në Superiore, më befasoi Bylis

schedule22:56 - 17 Shkurt, 2020

schedule 22:56 - 17 Shkurt, 2020

Ermal Tahiri, i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, foli për ndeshjet e fundjavës në Superiore. Në fjalën e tij, Tahiri u shpreh: “U afruan Partizani dhe Teuta, si dhe nuk u shkëputën ekipet e kreut. Dua të dal te kjo, që të gjitha skuadrat, nuk ka asnjë skuadër që të bëjë diferencën në këtë kampionat.

E kishte mundësinë Kukësi, por dhe Tirana, por nuk ia dolën që të krijonin distancë. Është shumë e vështirë në Ballsh, më ka habitur ritmi i Bylisit, kishte 2-3 raste, gjuajti shtyllën. Më bëri përshtypje individualizmi i lojtarëve të Kukësit.

Me lojtarët që ka, Kukësi mund ta menaxhonte lojën më mirë, mund ta qarkullonte topin më mirë në mesin e fushës. Duke e mbajtur topin mirë, do të kishte fituar 0-1. Ballshi edhe mund të ishte fitues në këtë ndeshje, duke parë rastet që kishte, pasi në kontekst, ishte më i mirë se kundërshtari”, tha Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!