Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë lajmëruar vdekjen e Drejtorit te Spitalit të Wuhan, vatres se koronavirusit. Në të njëjtin spital te premten nderroi jete edhe një infermier.
Pikërisht nga kjo zone shpërtheu dhe epidemia e koronavirusit. Nderkohe 10 ditë më parë në kete spital një mjek tjetër,nuk i mbijetoi infektimit.
Li Wenliang, ishte i pari qe dha alarmin për shpërhapjen e virusit, por nuk u dëgjua gjërësisht nga kolegët dhe autoritetet.

Ndërkohë, në qytetin vatër të virusit, një ndër pacientët e infektuar u kurua me plazmën e gjakut të mbledhur nga personat e shëruar, dhe ka arritur të dalë nga spitali. /abcnews.al

