Shqipëria ka arritur të mbledhë 1.15 mld euro në konferencën e donatorëve për dëmet e pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në mbyllje të konferencës prezantoi shifrën totale.
“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot. Kemi arritur të mbledhim për të ndihmuar Shqipërinë 1.15 miliard euro”, tha Varhelyi.
Por cilat shtete kanë dhënë më shumë kontribut për Shqipërinë Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian ofruan në total 115 mln euro. Franca i dhuroi Shqipërisë 100 mln euro duke u renditur në këtë mënyrë shteti me nivelin më të lartët të shumës që ofrohet në kuadër të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.
Mbështetje të konsideruesdhme dha edhe fqinji ynë Italia e cila ofroi 65 mln euro. Në vend të tretë renditet Turqia e cila në total i ofroi Shqipërisë 46.3 mln euro. Gjermania një vend i cili e ka mbështetur vendin tonë në procesin e integrimit ka bërë një donacion prej 11 mln eurosh .
Më pas renditet Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Bashku me Katarin të cilët përkatësisht kanë kontribuar me nga 5 mln dollar. Ndërkohë që vendet e Ballaknit kanë dhuruar shuma modeste . Greqia ofroi 2.5 mln euro dhe Serbia është vendi i dytë pasi ka kontribuar me rreth 2 mln euro. Më pas renditen Mali i Zi dhe Kosova. Ndërkohë që pati edhe një numër i konsiderueshëm institucionesh financiare të cilat ofruan mbështetje në formë kredish dhe grantesh.
Banka Islamike për Zhvillim ofroi shumë më të madhe e ndjekuar nga Banka Botërore.Por në konferencën e donatorëve ku morën pjkesë më shumë se 100 shtet kishte dhe nga ata që nuk ofruan mbështetje financiare. Përmendim këtu Portugalinë, Maltën dhe Qipron./abcnews.al


