Franca jep 160 milion euro, shumica kredi

schedule17:19 - 17 Shkurt, 2020

schedule 17:19 - 17 Shkurt, 2020

Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të dhurojë shumën më të madhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Franca do të japë gjithsej 160 milion euro, ku 100 milion euro do të jenë përmes financimit të projekteve të zhvillimit, kurse 60 milion euro vetëm për zonën e Durrësit në formë granti.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia- 65 milionë euro

Franca- 100 milion euro

Suedia- 5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu- 250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia- 2.7 milion euro

Danimarka- 2.7 milione euro

Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,

Hungari 5.6 milione euro,

Bullgari 375 mije euro,

Spanja 20-25 mije euro

Rumania jep 2 milion lei,

Mali i Zi 500 mije euro.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!