Sistemi teknologjik VAR (Video Assistance Referee), do të bëjë debutimin edhe në Europa League, pasi që në këtë fazë (1/16), do të fillojë të përdoret.
Në fazën e grupeve, sistemi VAR nuk u përdor për këtë kompeticion, por tashmë do të jetë i pranishëm në çdo stadium. Pasi pushtoi të gjitha ligat europiane dhe Champions League, VAR do të thotë fjalën e fundit dhe në Europa League.
Duket se futbolli çdo ditë e më shumë po shkon drejt teknologjisë dhe nuk është larg dita kur çdo kompeticion, në çdo cep të botës, do të ketë VAR-in të pranishëm./abcnews.al