Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijojnë të të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri.
Nga shifrat e publikuar Italia dhe Gjermania janë dhe dy ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri. Ndërkohë interes ka patur për shifrën që do të jepte Serbia, nisur edhe nga deklarata e Presidentit Vuçiç në Tiranë, i cili tha se do të ishte një shumë e mirë.
Mësohet se Serbia do të dhurojë 2 milion euro, kurse Greqia 2.5 milion euro.
Lista e dhurimeve sipas shteteve:
BE- 100 milion euro,
KE- 15 milion euro,
Gjermania – 11 milion euro,
Italia- 65 milionë euro,
Franca- 100 milion euro,
Suedia- 5.6 milion euro,
Britania e Madhe- 1 milion pound,
Kroacia- 1 milion euro,
Luksemburgu- 250 mijë euro,
Serbia- 2 milionë euro,
Polonia- 2.7 milion euro,
Danimarka- 2.7 milione euro,
Greqia- 2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,
Holanda- 3 milion euro,
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore,
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura,
Hungari 5.6 milione euro,
Finlanda jep 300 mijë euro,
Bullgari 375 mije euro,
Spanja 20-25 mije euro,
Rumania jep 2 milion lei,
Mali i Zi 500 mije euro,
Maqedonia e Veriut 26 milion denar,
Kosova 200 mijë euro,
Bosnje Hercegovina 100 mijë marka,
Banka Islamike për Zhvillim do të jape 365 milion euro kredi për programe financimi ne 5 vite,
Banka Botërore 160 milionë euro kredi,
Banka Europiane e Investimeve, një hua për sektor privat, një hua për strehim deri në 100 milion euro,
Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua,
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) 100 milion euro për rindërtimin. 1 mln euro projekte. 18 mln euro hua për ujësjellësin,
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi me vlerë 70 milion euro,
Zvicra 9 milionë euro grante për rindërtim,
Katari 5 milion dollare amerikane per rindertim,
SHBA 3.9 milion dollare dhe 800 mije dollare per monumentet e demtuara,
Japonia jep 2.5 milione euro per rindertim,
Azebajxhan 500 mije euro,
Norvergjia 21 milion korona norvegjeze,
Republika e Koresë jep 300 mije dollare amerikane,
Principata e Lihtenshtajnit 50 mije euro per rindertim,
Algjeria 50 mije euro,
Brunei 50 mije dollare per rindertim,
UNICEF jep 500 mije euro per kopshte dhe shkolla,
Ndërkohë ndër të tjera disa nga shtetëset pjesmarrëse në Konferencën e Donatorëve në Bruksel janë shprehur se do të dhurojnë ndihmë për Shqipërinë por nuk kanë dhënë shifra në lidhje me vlerën që
Portugalia do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep shifër.
Malta premton ndihmë financiare por nuk jep shifër,
Irlanda premton ndihmë por nuk jep shifër,
Spanja thotë se do të mbështesë Shqipërinë por nuk jep shifër. /abcnews.al


