Punonjësit e nënstaconit në Mallakastër vijojnë grevën e urisë. Në ditën e 5 të saj, për disa nga punonjësit gjendja shëndetësore është përkëqësuar. Sipas mjekëve ata kanë shfaqur simptoma dehidratimi dhe tension të lartë.
Por, pavarësisht problemeve 17 punonjësit që kanë hyrë në grevë shprehen se nuk do të tërhiqen pa marrë 27 pagat e prapambetura.
Këtë të hënë në mbështetje të tyre ishte edhe ish-deputeti i PD, Luan Baçi, i cili shprehu mbeshtetjen për punonjësit.
Nga ky nënstacion furnizohet me energji elektrike dhe ujë të pijshëm pjesa me e madhe e Mallakastrës. Punonjësit janë në varësi të Uzinës së Naftës në Ballsh, por kjo e fundit ka ndalur punën prej muajit dhjetor./abcnews.al