Hije skandali te Barcelona, ja çfarë u punohet lojtarëve prapa shpine

schedule13:22 - 17 Shkurt, 2020

schedule 13:22 - 17 Shkurt, 2020

E pabesueshme ajo që pretendohet se ndodh në klubin e Barcelonës. SER CATALUNYA raporton se që prej vitit 2017, në klubin katalanas po punojnë kundër një pjesë të mirë të lojtarëve, apo edhe kundër një figure si Pep Guardiola, i cili gëzon respekt të madh nga tifozët.

Thuhet, se klubi paguan një kompani që të krijojë profile, me mbi 65 mijë ndjekës, të cilët shprehin mesazhe pozitive për klubin dhe drejtuesit e tij, duke nisur nga presidenti Josep Bartomeu.

Të njëjta profile sulmojnë emra si Messi, Pique e Guardiola. Kjo gjë më pas dënohet nga ana e klubit, që nga ana tjetër vetë ka paguar për diçka të tillë. Ky lajm me siguri do të sjellë probleme në kampin katalanas. Kohët e fundit ka pasur disa përplasje, më i fundit mes Lionel Messi dhe Eric Abidal. /abcnews.al