Pati frikë për Elseid Hysajn, por dëmtimi i shkodranit në ndeshjen kundër Cagliari nuk është serioz. Mediat në Itali raportojnë se anësori i krahut të djathtë nuk ka asnjë problem me ligamentin, madje thuhet se do të jetë i gatshëm për trajnerin Gennaro Gattuso që në ndeshjen e së premtes kundër Brescia.
Ky është një lajm i mirë për stafin teknik të Napolit, që gjatë kësaj periudhe ka pasur disa mungesa. Malcuit është i dëmtuar, kurse Ghoulam është rikthyer me skuadrën vetëm para disa ditësh.
Gatishmëria e Hysajt është një alternativë e mirë për Gattuson, i cili deri më tani i ka besuar shkodranit. Me Ancelottin, mbrojtësi nuk pati shumë hapësira dhe u mendua largimi që në muajin janar. Gjithsesi gjërat më pas ndryshuan dhe Hysaj është rikthyer i rëndësishëm për klubin italian./abcnews.al