Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Komplimente lojtarëve. Treguam personalitet në një fushë të vështirë. Kemi shumë rrugë për të bërë përpara. Sapo kemi nisur punën. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga humbja me Besëlidhjen. Kanë kuptuar që të qenurit skuadër është kryesorja”.
“Sulmuesit kanë bërë një lojë shumë të mirë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Kur nuk kishim topin, ata kërkonin të rikuperonin. Kur merrnim topin, ishim shumë të rrezikshëm”.
“Telushi, 5 gola? Gjëja më e rëndësishme është që ai po luan mirë. Me apo pa gol, për mua ka pak rëndësi. Më intereson skuadra, të krijojmë raste. Më shqetëson fakti që pësojmë gol pa marrë asnjë gjuajtje në portë”.
“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra luan në grup. Duhet të japim makisumin, kjo është me rëndësi”, tha Sormani në mbyllje. /abcnews.