Tallje me Neymar dhe Bartomeu, hakerat i bëjnë një rreng Barcelonës

schedule08:48 - 16 Shkurt, 2020

schedule 08:48 - 16 Shkurt, 2020

Barcelona ka parë t’i hakohet për rreth një orë llogaria të Tëitter dhe kjo nuk është hera e parë që i ndodh. Edhe në vitin 2017 katalanasit ranë pre e një sulmi kibernetik. Kompania “OurMine” ua ka bërë spanjollëve këtë rreng, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe shakatë.

“Kjo është hera e dytë, niveli i sigurisë është më i mirë, por ende jo më i miri. Për të përmirësuar sigurinë e adresave tuaja, kontakto OurMine”, shkruajnë në postimin e parë, ndërkohë që më pas në lojë futet edhe emri i Neymar.

“Përshëndetje, ne jemi OurMine. Epo, ne lexuam disa mesazhe private dhe duket se Neymar do të rikthehet sërish këtu”, shkruhet në postimin e dytë. Mesazhe të ngjashme nga OurMine u shpërndanë edhe në llogaritë ndërkombëtare të klubit. Në versionin arab u përdor edhe hashtagu #BartomeuOut. /abcnews.al

 

Postimet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!