Në një intervistë për mediat serbe, presidenti Aleksandër Vucic u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për cdo njeri në Kosvë, ai nuk do të gënjente duke thënë se Kosova do të ishte e Serbisë dhe për 300 milion vjet të tjera.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic u shpreh se Serbia po lufton për cdo njeri në Kosovë dhe Metohi por ai nuk do të gënjejë më popullin e tij për situatën reale.
“Nëse mendoni se ka shume rreth Kosovës që ne kemi në dorë, ju lutem njerëz, nuk jemi as fëmijë dhe as naivë.
Ne po luftojmë për cdo njeri në Kosovë, por unë nuk do i gënjej njerëzit duke thënë se cdo gjë dotë jetë e jona dhe për 300 milion vjet të tjera”.
Ai gjithashtu e cilësoi veten si një tradhtar pasi me sa duket i kishte premtuar amerikanëve se do të dorëzohej për Kosovën, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nuk e mbështesinbojkotin e opozoitës në zgjedhjet e ardhshme.
Një gjë që Vucic pretendon se e dëgjon që nga viti 2012 duke theksuar se gjithësesi njerëzit nmë Kosovë nuk janë të cmendur dhe e dinë shumë mirë se kush i mbështet dhe kush punon për ta. /abcnews.al