Tyson Fury ka zbuluar boksierin me goditjen më të fortë. 31-vjeçari britanik ka një mendim ndryshe nga shumica e tifozëve të sportit të rëndë, të cilët mendojnë se askush nuk krahasohet me Deontay Wilder sa i përket grushtimeve.
Ai zgjedh Wladimir Klitschko, 43-vjeçarin ukrainas. Fury është përballur me të dy, ka provuar grushtet e të dy boksierëve të mëdhenj, por Klitschko qëndron më lart në këtë aspekt sipas tij.
“Wilder nuk mund të konsiderohet si boksieri me grushtin më të fortë në histori. Në duelin tim të parë me të nuk ia doli të më mposhtë me knock out. Mendoj se Deontay nuk e ka grushtin e Wladimir Klitschko, i cili grushton më fort sipas meje“, thekson Tyson Fury. /abcnews.al