Zyrtarët kinezë kanë dhënë shifra për punonjësit e spitaleve që kanë humbur jetën dhe ata që janë të infektuar me koronavirus. Këto shifra vijnë në një kohë kur janë shtuar shqetësimet për mungesat e pajisjeve mbrojtëse.
Gjashtë punonjës kanë vdekur dhe 1.716 janë infektuar që nga shpërthimi, thanë ata. Vdekja e një javë më parë e doktor Li Wenliang, i cili u përpoq të paralajmëronte autoritetet më herët për virusin, provokoi një zemërim në publik.
Më shumë se 1.300 njerëz tani dihet se kanë vdekur nga virusi. Shifrat e fundit tregojnë 122 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar numrin në 1.381. Numri i përgjithshëm i të infektuarëve ka shkuar në 63.922, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit. /abcnews.al