Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen në Udine me Slloveninë me 30 mars, ndërkohë që së fundmi është zbuluar edhe rivali tjetër.
Modestët e San Marino do të vendosen përballë djemve të Edoardo Reja. Kjo përballje do të luhet me 27 mars, në San Marino.
Në këto ndeshje italiani do të ketë mundësinë të provojë edhe ndonjë emër të ri. Ndoshta tani është momenti që Marash Kumbulla të provohet si titullar, pasi i ka treguar vlerat e tij në Serie A këtë sezon. /abcnews.al