EMRAT / OFL s’ka pushim, kërkon justifikimin e pasurisë dy elbasanllinjve

schedule11:06 - 14 Shkurt, 2020

schedule 11:06 - 14 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit këtë të premte u ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Formularët për vetëdeklarimin e pasurisë ju eshte derguar Klaus (Kledjan) Zija Matishi (Çopja) me banim në Elbasan i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike dhe shtetasit Emiljano Shega me banim po në  Elbasan, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!