Skuadra e Ajax po shkrihet dita-ditës. Pas largimeve të Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt, do të largohet edhe Hakim Ziyech, me yllin maroken që ka firmosur për Chelsean dhe që do t’iu bashkohet Bluve të Londrës në verë.
Kampionët e Holandës njihen si një fabrikë talentesh dhe e kanë luksin të përfitojnë nga shitja e yjeve të tyre. “Diamanti” i fundit që ka mbetur tek Ajax, është Donny Van de Beek.
Mesfushori i talentuar kishte shumë oferta në verë dhe në janar, por ka vendosur ta mbyllë këtë sezon në Amsterdam. Megjithatë, merkato e verës pritet ta shohë me valixhe në duar. Van De Beek preferon të ndjekë Ziyech drejt Premier League dhe skuadra në “pole position” për firmën e tij, është Manchester United./abcnews.al